Behrami rikthehet në lojë

dardanmiftari | Wednesday, September 09, 2009 | 0 Komente

Mesfushori kosovar Valon Behrami është rikthyer në fushën e gjelbër pas gjashtë muajsh mungese, në fitoren 6-0 të rezervave të West Ham United ndaj atyre të Birmingham Cityt.
Behrami mungoi shumicën e ndeshjeve në pjesën e dytë të sezonit në Ligën Premier për shkak të lëndimit dhe operacionit në gju, ndërsa javë më parë u rikthye në stërvitje dhe së fundi ka luajtur edhe lojën e parë pas rikuperimit. Për West Hamin ka debutuar edhe përforcimi i verës, Alessandro Diamanti, i cili ka shënuar dy gola, që të dyja nga gjuajtjet e lira. Debutimin për këtë ekip e ka bërë edhe përforcimi tjetër Manuel da Costa.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...