Brazili nuk ndalet

dardanmiftari | Thursday, September 10, 2009 | 0 Komente

Festa e Nilmar Brazili ka dëshmuar edhe njëherë fuqinë e vet duke mposhtur Kilin me rezultat prej 4-2, duke ia vështirësuar punët në garën për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror 2010.
Duke qenë se Selecao kishte siguruar kualifikimin, këtë ndeshje e filloi në mungesë të disa lojtarëve kyç. Juan, Julio Baptista dhe Nilmar luajtën në vend të Lucio, Kaka dhe Luis Fabiano, ndërsa Adriano zëvendësoi Robinhon e lënduar. Ishte mbrëmja e sulmuesit të Villarrealit, Nilmar, i cili shënoi hat- trik në këtë përballje (32’, 74’ dhe 76’), ndërsa golin tjetër për Brazilin e shënoi Baptista (41’). Dy golat për mysafirët i shënoi Suazo (45’ dhe 53’), i cili një herë arriti ta barazojë rezultatin në 2-2, mirëpo dy golat e shpejtë të Nilmar në pjesën e dytë ia siguruan fitoren Brazilit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...