Cesar: Do të shqetësohesha po të isha argjentinas
Portieri i Brazilit, Julio Cesar, është i bindur se përfaqësuesja e tij do të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen e të shtunës kundër Argjentinës.
“Po të isha lojtar i Argjentinës do të isha i preokupuar me Brazilin”, ka thënë portieri Interit, duke shtuar se megjithatë ka respekt për kundërshtarin e tij. Edhe Cesar, si të gjithë argjentinasit, ka vënë bastin mbi superyllin Leo Messi: “Messi është lojtar nga një tjetër planet”, shprehet ai.
Category: Futboll

















0 Komente