Europa Legue: Genoa fillon me fitore
Genoa ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në takimin e parë të Europa League, atë të grupit B përballë çekëve të Slavia Praga, derisa në takimin tjetër të këtij grupi Valencia ka barazuar në udhëtim te Lille.
Mesfushori Alberto Zapater shënoi pas më pak se katër minutash lojë, ndërsa rezultatin për Genoan e vulosi sulmuesi italian Giuseppe Sculli që në pjesën e parë të takimit (39’). Takimi tjetër i grupit B, gjatë të cilit Valencia ishte mysafir i francezëve të Lille, është mbyllur me barazim 1-1. Golin për mysafirët spanjollë e shënoi Juan Mata në minutën e 78-të të lojës, por vendasit barazuan pas tetë minutash tjera me anë të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Gervinho.
Category: Futboll

















0 Komente