Ferrara: Del Piero duhet të luftojë për vend
Menaxheri i Juventusit, Ciro Ferrara, thotë se Alessandro del Piero nuk e ka të garantuar vendin në formacionin e parë.
“Nuk ka pasur pakte sekrete, vetëm bashkim objektiv të ekipit të Juventusit, që është garues në të gjitha frontet”, ka thënë Ferrara.“Alessandro është kapiten, lojtari më reprezentativ dhe duket se ai nuk është i lumtur me vendimin tim. Por unë kam katër sulmues të klasit botëror dhe nuk mund t’i garantoj pjesëmarrje në ekipin e parë secilit”, ka shtuar italiani.
Category: Futboll

















0 Komente