Figo: Inter-Barca JO vetëm Eto’o-Ibra
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Interit, Luis Figo, mendon se ndeshja ndërmjet zikaltërve dhe blaugranëve do të ofrojmë shumë më tepër se vetëm një përballje direkte ndërmjet Samuel Eto’o dhe Zlatan Ibrahimovic.
“Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. E vështirë edhe për Interin edhe për Barcelonën, që do të kenë motivime të ndryshme”.“Nuk do të jetë vetëm një përballje ndërmjet Eto’o dhe Ibra, por mendoj se do të jetë diçka më shumë se kjo”, ka thënë Figo për “La Repubblica”.
Category: Futboll

















0 Komente