Henry i pakënaqur me zëvendësimin
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, është shprehur i pakënaqur me zëvendësimin e tij në pesëmbëdhjetë minutat e fundit, në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Interit.
“Jam i pakënaqur me zëvendësimin. Nuk dëshiroja të largohem sepse do ta kisha mundësinë të depërtoja nga krahu dhe mund të shihja në sytë e Maicon se ishte lodhur”, është cituar francezi nga “Sport”. Sido që të jetë, 32-vjeçari është shprehur i kënaqur me barazimin duke qenë se Barcelona vazhdon të jetë pamposhtur në këtë fillim sezoni.
Category: Futboll

















0 Komente