Hughes: City mund ta thyejë katërshen

dardanmiftari | Thursday, September 10, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, i ka paralajmëruar rivalët e Ligës Premier se ata janë të gatshëm për të thyer top katërshin e kësaj lige.
City, i cili këtë verë ka harxhuar 110 milionë funte për përforcime të reja, të shtunën do ta ketë testin e parë të madh të sezonit të ri, pasi do të presë në Eastlands ekipin e Arsenalit. Hughes, i cili drejtoi klubin në tre fitore gjatë tre ndeshjeve të para të sezonit, është i kënaqur nga fillimi dhe beson se ata do të mund të thyejnë top katërshen angleze dhe të garojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. “Mendoj se për një periudhë të shkurtër do të përfundojmë një punë në mirë në ndryshimin e perceptimit të njerëzve. Dikush na sheh si kërcënim të madh për të ashtuquajturën e katërshes së madhe dhe ne ndjehemi komfort me këtë”, ka thënë Hughes. “Këto klube kanë luajtur në një nivel më të lartë në vitet e kaluara, por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të jemi para disa prej këtyre klubeve, pasi këtë e kemi dëshmuar tashmë”, ka shtuar anglezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...