Ibra dëshiron të shënojë kundër Interit

dardanmiftari | Tuesday, September 15, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, dëshiron të shënojë gol kundër ish-skuadrës së tij Inter, të mërkurën mbrëma në Giuseppe Meazza.
“Do të bëj gjithçka që të shënoj kundër Interit, sepse tash luaj për Barcelonën”.“Do të shkoj në San Siro (Giuseppe Meazza) që të jap më të mirën nga vetja dhe shpresoj se do të fitojmë. Njerëzit i dinë kualitetet e mia dhe për mua është obligim që ta fitoj çdo ndeshje”.“Besoj se Interi është ndër favoritët për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe jam i sigurt se një ditë do ta fitojë”, ka thënë Ibracadabra për “Il Corriere dello Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...