Ibrahimovic: Ende nuk jam 100%
Zlatan Ibrahimovic ka shënuar në të dy ndeshjet e ligës për Barcelonën, dhe ai ia dedikon këtë sukses bashkëlojtarëve të tij.
Ibrahimovic shënoi golin e parë të mbrëmshëm kundër Getafes, para se të asistojë në tjetrin, të shënuar nga Lionel Messi.
“Jam shumë i kënaqur që kam shënuar dy gola, por më e rëndësishme është të arrij ritmin. Nuk jam në formën e qind për qindtë ende, por do të arrij atje”, ka thënë ibrahimovic.
“Ata (Messi dhe Andres Iniesta), e bëjnë ndeshjen më të lehtë për ju. Ata krijojnë hapësira dhe mbrojtja nuk e di cilin ta mbulojë”, ka shtuar suedezi.
Category: Futboll

















0 Komente