Italia një pikë larg Botërorit

dardanmiftari | Thursday, September 10, 2009 | 0 Komente

Vicenzo Iaquinta, duke festuar golin Kampioni në fuqi i botës, Italia, i është afruar pjesëmarrjes në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010, pasi mposhti Bullgarinë me rezultat 2-0 të mërkurën.
Fabio Grosso shënoi në minutën e 11-të të ndeshjes pas një loje të mirë nga Andrea Pirlo, duke mposhtur portierin Dimitar Ivanko që me goditjen e parë.Lojtari tjetër i Juventusit, sulmuesi Vincenzo Iaquinta shënoi golin e dytë për azurët në minutën e 40-të po ashtu i asistuar Pirlo.Italia kryeson grupin me 20 pikë, katër më shumë se Irlanda me edhe dy ndeshje të mbetura. Një pikë iu mjafton italianëve të sigurojnë biletën për në Afrikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...