Lëndimi i Snejder nuk është serioz

dardanmiftari | Sunday, September 06, 2009 | 0 Komente

Mesfushori holandez Wesley Sneijder nuk ka thyerje të nyjës, por mbetet i dyshimtë për ndeshjen ndaj Barcelonës në kuadër të rundit të parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ish-lojtari i Real Madridit u nxor nga loja gjatë ndeshjes së mbrëmshme në mes të Holandës dhe Japonisë. Në fytyrën e lojtarit shihej një dhimbje e fuqishme, por pas analizave mjekësore u vërejt se lëndimi i tij nuk ishte aq serioz. Mjeku i kombëtares holandeze ka pohuar se lojtari nuk ka thyerje të nyjës dhe ka kaluar vetëm me dëmtime të ligamenteve. Snejder, i cili javën e kaluar debutoi me fanellën e Interit, tash do të rikthehet në Milano për të filluar procesin e rehabilitimit. Mesfushori nuk do të luajë në ndeshjen e mesjavës kundër Skocisë, ndërsa është në dyshim edhe për ndeshjen kundër Barcelona që zhvillohet më 16 shtator.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...