Lippi: Fiorentina do ta ketë vështirë ndaj Liverpoolit
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, thotë se Fiorentina do ta ketë vështirë të nxjerrë pikë, në ndeshjen e të martës mbrëma në Artemio Franchi kundër Liverpoolit.
“Viola ka ndeshje të vështirë në Ligën e Kampionëve. Është një ndeshje vendimtare për ta, pasi humbën ndeshjen e parë nga Lyoni”.
“Sido që të jetë Fiorentina është një skuadër, e cila ka qenë në nivel të lartë për disa vite. Nuk do të jetë lehtë, por unë jam optimist. Prandelli duhet të mendojë për diçka të re, pasi që mungon Gilardino (i cili është dënuar me dy ndeshje moslojë)”, u tha Lippi gazetarëve.
Category: Futboll

















0 Komente