Mancini: Ibra sulmuesi më i mirë në botë

dardanmiftari | Friday, September 04, 2009 | 0 Komente

Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, thotë se Zlatan Ibrahimovici është sulmuesi më i mirë në botë, ndërsa ka mbështetur idenë që Antonio Cassano duhet të luajë për Italinë.
“Është keq që Ibrahimovici u largua nga Interi, sepse ai është sulmuesi më i mirë në botë. Megjithatë, Eto’o është i mirë dhe ka shënuar shumë herë”, është shprehur Mancini për “La Gazzetta Dello Sport”. Mancini ka folur edhe për sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano, të cilin trajneri i përfaqësueses së Italisë, Marcelo Lippi, nuk e fton në kombëtare. “Cassano është lojtari më i mirë italian dhe është turp që ai nuk është në skuadër. Mendoj se ai është pjekur, megjithatë unë nuk jam trajneri”, ka shtuar Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...