Messi: Argjentina-Brazil, ndeshja ime

dardanmiftari | Saturday, September 05, 2009 | 0 Komente

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ndeshja e të shtunës ndërmjet Argjentinës dhe Brazilit, e cila do të zhvillohet në qytetin e tij Rosario, është ndeshja ku ai do të shkëlqejë.
Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, ka kërkuar që kjo përballje të transferohet nga Buenos Airesi, në qytetin e lindjes së Messit, me qëllim që t’i japë motivim shtesë lojtarit më të mirë në botë. “Është shumë e veçantë që do të luaj në qytetin tim. Kjo është ndeshja ime- një ‘Clasico’ të cilin Brazili do të mundohet ta fitojë. Nuk ka rëndësi nëse shënoj unë ose ndonjë bashkëlojtar e bën këtë, por ajo që është e rëndësishme është fitorja”. “E dimë se kjo ndeshje është e rëndësishme dhe ne jemi të bindur se do ta fitojmë”, ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...