Ribery rezervë edhe kundër Serbisë

dardanmiftari | Wednesday, September 09, 2009 | 0 Komente

Domenech dhe Ribery Njoftimet nga Franca pohojnë se trajneri Raymond Domenech ka vendosur ta mbajë në bankën rezervë anësorin e Bayern Munichut, Franck Ribery, edhe në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Serbisë.
Derisa mediat i kushtojnë shumë rëndësi këtij takimi, ku vetëm fitorja do të jepte shpresë për ‘les Bleus’ për kualifikimin e mundshëm për Kampionatin e ardhshëm Botëror, Domenech thotë se kjo ndeshje nuk është vendimtare. Nga formacioni që barazoi kundër Rumanisë, do të largohet vetëm Julien Escude, i cili është i lënduar, kështu që Domenech ka vendosur t’u besojë lojtarëve që i inkuadroi fundjavën e kaluar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...