Rooney: United do ta fundosë Cityn
Të dielën në Old Trafford zhvillohet derbi i rivalëve të qytetit të Mançesterit, Manchester United dhe Manchester City, ndërsa sulmuesi i Djajve të Kuq, Wayne Rooney, thotë se ekipi i tij do t’ia tregojë vendin skuadrës pasanike e cila shpenzoi më shumë se 120 milionë funte gjatë afatit kalimtar veror.
“Ajo çfarë ka ndodhur te City duhet të jetë shumë e rëndësishme për tifozët e skuadrës”. “Ata kanë blerë disa lojtarë shumë të mirë dhe ekziston një entuziazëm i vërtetë në qytet. Është gjë e mirë për të gjithë në Mançester dhe besoj se edhe në Ligën Premier, sepse është një skuadër sfiduese më shumë”. “Mirëpo, të gjithë e dimë se nuk ka shumë rëndësi se kë e blen ose sa shpenzon. Jam i bindur se do ta shfuqizojmë rrezikun nga ata”. “Ne kemi përvojë për të fituar trofe të mëdha dhe kemi një trajner, i cili ka qenë, ka parë dhe ka fituar”, ka thënë Rooney për “Daily Mail”.
Category: Futboll

















0 Komente