Blanc merr në duar Juventusin
Jean-Claude Blanc edhe zyrtarisht është konfirmuar si president i ri i Juventusit, duke zëvendësuar kështu Giovanni Cobolli Gigli, i cili vendosi të tërhiqet nga detyra gjatë muajit të kaluar.
“Pse Blanc? E zgjidhëm atë si një evolucion natyral pas tri vitesh të Giovanni Cobolli, të cilin unë e respektoj shumë dhe i cili bëri një punë të shkëlqyeshme”, ka thënë John Elkann, drejtor i kompanisë që kontrollon klubin italian. “Në mesin e detyrave të tij ishte po ashtu të përfshijë Blanc në mënyrën italiane të futbollit. Dhe sot, Blanc është i gatshëm të drejtojë i vetëm”.
Category: Futboll
0 Komente