Derbi i javës së nëntë i takon Schalkes

dardanmiftari | Sunday, October 18, 2009 | 0 Komente

Schalke ka fituar derbin e javës së nëntë në Bundesliga duke shënuar fitore si mysafir i Stuttgartit.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën në Mercedes-Benz Arena, ndërmjet Stuttgartit dhe Schalkes ka përfunduar me fitoren e mysafirëve me rezultat prej 2-1.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Ivan Rakitic (24’) dhe ky ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë.

Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin në minutën e 73-të me anë të Cacau, mirëpo tre minuta më pas, Kevin Kuranyi shënoi golin e fitores për Schalken.

Fitore këtë javë ka shënuar edhe Werder Bremeni duke e mposhtur Hoffenheimin me rezultat 2-0, ndërsa Hertha Berlin ka pësuar disfatë prej 0-3 si mysafir i Nurnbergut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...