Iker Casillas, portieri më i mirë në botë
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, është emëruar si portieri më i mirë i vitit 2008 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS).
Portieri spanjoll, i cili poashtu i ndihmoi Spanjës që të shpallet kampion evropian, la prapa portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, si dhe atë të Manchester United, Edwin van der Sar.
Lista e 10 portierëve më të mirë në botë sipas IFFHS:
- Iker Casillas 249 pikë
- Gianluigi Buffon 170 pikë
- Edwin van der Sar 143 pikë
- Petr Cech 108 pikë
- Igor Akinfeev 23 pikë
- Jose Francisco Cevallos 21 pikë
- Julio Cesar 18 pikë
- Pepe Reina 15 pikë
- Jens Lehmann 13 pikë
- Justo Villar 12 pikë
Category: Futboll

















0 Komente