Interi tregon forcën
Ndeshja kryesore e xhiros së dhjetë në Serie A, është zhvilluar të enjten mbrëma në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Palermos, me ç’rast zikaltrit kanë dalë fitues me rezultat prej 5-3.
Nerazzurët kanë arritur të shënojnë fitore përballë sicilianëve në ndeshjen ku u shënuan plot tetë gola.
Serinë e golave e filloi Samuel Eto’o nga pika e bardhë (7’), pas një ndërhyrjeje të shkaktuar në Mario Balotellin. Në minutën e 34, SuperMario dyfishoi rezultatin, ndërsa në minutën e 42-të e trefishoi epërsinë e zikaltërve. Një minutë më pas, edhe Samuel Eto’o shënoi golin e dytë personal në ndeshje për të vendosur rezultatin përfundimtar të pjesës së parë prej 4-0 në favor të kampionit në fuqi. Në pjesën e dytë, mysafirët u këndellën duke shënuar tri herë, me anë të Fabrizio Miccolit (49’ dhe 67’) dhe Abel Hernandez (61’). Shpresat e sicilianëve për barazim i shoi Diego Milito, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes (84’). Me këtë fitore Interi mban pozitën e parë në tabelë me katër pikë më shumë se Juventusi që gjendet në vendin e dytë.
Category: Futboll
0 Komente