Juve shijon humbjen
Juventusi ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Serie A, pasi është mposhtur në udhëtim te Palermo.
Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Barbera, ndërmjet Palermos dhe Juventusit, ka përfunduar me fitoren e sicilianëve me rezultat 2-0. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë, me anë të Edinson Cavanit (37’) dhe Fabio Simplicios (42’) për t’ia shënuar humbjen e parë të sezonit Zonjës së Vjetër. Pas kësaj humbjeje, Juve pozicionohet në vend të tretë me 14 pikë, aq sa ka edhe Fiorentina që mban vendin e katërt, ndërsa Sampdoria dhe Interi mbajnë dy vendet e para me nga 16 pikë.
Category: Futboll

















0 Komente