Lippi sërish nuk e fton Cassanon

dardanmiftari | Monday, October 05, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka caktuar skuadrën që do ta ketë në dispozicion në ndeshjet kualifikuese kundër Irlandës dhe Qipros, ku vërehet si zakonisht mungesa e Antonio Cassanos, ndërkohë që ai ka ftuar Gennaro Gattuson përkundër formës së dobët me Milanin.

Të shtunën që vjen Azzurët do të luajnë në Dublin kundër Irlandës, ndërsa të mërkurën do të përballen me Qipron. Një barazim kundër Irlandës do t’u mjaftojë të përzgjedhurve të Lippit që ta sigurojnë kualifikimin për Afrikën e Jugut.


Të ftuarit e Lippit:


Portierë: Gigi Buffon (Juventus), Morgan De Sanctis (Napoli), Federico Marchetti (Cagliari)

Mbrojtës: Fabio Cannavaro (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Salvatore Bocchetti (Genoa), Alessandro Gamberini (Fiorentina), Fabio Grosso (Juventus), Nicola Legrottaglie (Juventus), Davide Santon (Inter), Gianluca Zambrotta (Milan)

Mesfushorë: Mauro German Camoranesi (Juventus), Gaetano D'Agostino (Udinese), Daniele De Rossi (Roma), Rino Gattuso (Milan), Claudio Marchisio (Juventus), Angelo Palombo (Sampdoria), Simone Pepe (Udinese), Andrea Pirlo (Milan)

Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Alberto Gilardino (Fiorentina), Vincenzo Iaquinta (Juventus), Fabio Quagliarella (Napoli), Giuseppe Rossi (Villarreal)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...