Reali i kthehet fitores

dardanmiftari | Sunday, October 18, 2009 | 0 Komente

Real Madridi ka shënuar fitore përballë Valladolidit për të lënë pas vetes humbjen e javës së gjashtë nga Sevilla.
Në ndeshjen e zhvilluar në Bernabeu, Los Blancos kanë shënuar fitore me rezultat prej 4-2 përballë Valladolidit.

Serinë e golave e filloi kapiteni legjendar Raul Gonzalez, i cili shënoi dy herë brenda katër minutash (14’ dhe 18’).

Nauzet Aleman ngushtoi epërsinë në minutën e 29-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Marcelo shënoi për rezultatin 3-1.

Në minutat e para të pjesës së dytë (53’), Marquitos shënoi golin e dytë për mysafirët duke ngushtuar sërish epërsinë në diferencë prej një goli.

Mirëpo, Gonzalo Higuain shoi shpresat e Valladolidit për barazim duke shënuar golin e katërt (79’) për Realin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...