Rikuperohet Del Piero

dardanmiftari | Wednesday, October 28, 2009 | 0 Komente

Juventusi ka marrë një shtytje të madhe pasi kapiteni Alessandro Del Piero është rikuperuar nga një problem muskulor që ia ka pamundësuar të luajë këtë fill sezoni.
“Tuttosport” njofton se ikona bardhezi i është nënshtruar ekzaminimit me rezonancë magnetike (MRI) për të përcjellë gjendjen e muskulit, ndërsa është vërejtur se ai është shëruar plotësisht. Megjithatë, Del Piero nuk mund të luajë menjëherë pasi ka munguar dy muaj, kështu që në dy javët e ardhshme ai do të stërvitet me bashkëlojtarët e tij, ndërkohë që ekziston mundësia të paraqitet (më herët se ç’pritej) në ndeshjen kundër Maccabi Haifas në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...