Topçinjtë fitojnë me lehtësi ndaj Birminghamit

dardanmiftari | Sunday, October 18, 2009 | 0 Komente

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në takimin e zhvilluar në Emirates Stadium si nikoqir i Birmingham Cityt.
Vendasit shënuan dy gola të shpejtë në pjesë të parë, para mysafirët ta ngushtonin atë pak minuta para pauzës së pjesëve.

Sulmuesi holandez Robin van Persie hapi serinë e golave pas 16 minutash lojë, dy minuta para se Abou Diaby të dyfishojë rezultatin. Në minutën e 38-të Birmingham ngushtoi ë 2-1 me anë të Bowyer.

Mesfushori rus Andrei Arshavin po ashtu u shënua në listën e golashënuesve, gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...