United merr kreun
Manchester United ka shënuar fitore prej 2-1 përball Bolton Wanderers në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Old Trafford.
Vendasit kaluan në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (5’), kur Zat Knight shënoi në portën e tij.
Luis Antonio Valencia u përkujdes që skuadrat të shkonin në pushim me epërsi të dyfishtë të United, pasi shënoi golin e dytë në minutën e 33-të.
Pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, mysafirët ngushtuan epërsinë në 2-1 me golin e Matthew Taylor, dhe kjo ishte krejt çka arritën të bëjnë në këtë ndeshje.
Me këtë fitore kampioni në fuqi i Ligës Premier ngjitet në krye të tabelës me një pikë më shumë se Chelsea, që të shtunën u mposht nga Aston Villa.
Category: Futboll

















0 Komente