Van der Sar i kënaqur me rikthimin

dardanmiftari | Sunday, October 18, 2009 | 0 Komente

Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ka qenë i ngazëllyer me rikthimin e tij në fitoren 2-1 ndaj Bolton Wanderers.
“Kur riktheheni gjithmonë dëshironi ta ruani portën e pastër. Por gjëja më e rëndësishme janë tre pikët dhe ne i siguruam ato sot dhe e merituam fitoren. U kënaqa në ndeshje dhe ishte mirë që nxorën edhe një fitore”.

“Jussi Jaaskelainen (portieri i Boltonit) luajti në mënyrë spektakolare edhe një herë duke bërë disa ndërhyrje fantastike. Kur ishim 2-0 ndeshja ende nuk kishte përfunduar dhe Bolton shënoi një gol të papritur, pasi ne nuk u mbrojtëm mirë”, ka thënë holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...