Voeller: Lippi do të vendosë më së miri
Ish-trajneri i Gjermanisë, Rudi Voeller, ka dhënë opinionet e tij në lidhje me debatin nëse trajneri i Italisë, Marcello Lippi, duhet t’i ftojë ose jo Antonio Cassanon dhe Francesco Tottin në përfaqësuese.
“Edhe unë kam pasur situata të këtilla për katër vite resht si trajner i Gjermanisë. Lippi ka idetë e tij personale dhe do të vendosë, ndoshta një ose dy muaj para Kampionatit Botëror. Kjo varet nga forma e tyre”.
“Lippi ka aftësi dhe përvojë të shkëlqyer, kështu që vendimi i tij do të jetë më i miri. Totti dhe Cassano janë dy lojtarë të mëdhenj, dhe Lippi e di se çfarë duhet të bëjë”, ka thënë Voeller për “Sky Sport 24”.
Category: Futboll

















0 Komente