Albiol shpreson të luajë kundër Barcës

dardanmiftari | Saturday, November 28, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, ka deklaruar se pret të jetë i gatshëm që të jetë në fushë, të dielën kur zhvillohet derbi ‘el Clasico’, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, në Camp Nou.
Albiol ka lënduar ligamentin e gjurit të djathtë në ndeshjen kundër FC Zurichut, ashtu që prezenca e tij në Camp Nou është vënë në dyshim. “Mendoj se do të jem në Camp Nou. Madje as nuk mund ta mendoj se mund të jem jashtë njërës prej ndeshjeve më të mëdha të vitit”. “Edhe nëse kam problem, do të jap gjithçka nga vetja që të jem në fushë. Jam absolutisht i entuziazmuar”, është cituar mbrojtësi nga AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...