Arsenali fundos AZ Alkmaarin

dardanmiftari | Thursday, November 05, 2009 | 0 Komente

Golashënuesi i dyfishtë i Arsenalit, Cesc Fabregas. Topçinjtë kanë shënuar fitore me rezultat prej 4-1 përballë Az Alkmaarit, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates Satidum, dhe janë shumë pranë fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Serinë e golave e filloi kapiteni Cesc Fabregas (25’), ndërsa Samir Nasri shënoi golin e dytë (43’) për t’i dërguar skuadrat në pushim me epërsi të dyfishtë të vendasve. Në minutat e para të pjesë së dytë (52’), Fabregas shënoi golin e dytë personal në ndeshje për të trefishuar epërsinë e Arsenalit, ndërsa Vassiriki Diaby shënoi golin e katërt të Topçinjve (72’). Golin e nderit për mysafirët e shënoi Jeremain Lens, tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes. Standard Liege ka dalë fitues përballë Olympiakos Piraeus, në ndeshjen tjetër të Grupit H, duke i mposhtur grekët me rezultat prej 2-0. Pas kësaj xhiroje, Arsenali kryeson Grupin H me dhjetë pikë, ndërsa Olympiakos gjendet në të dytin me gjashtë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...