Bayerni barazon sërish
Ndeshja kryesore e javës së dymbëdhjetë në Bundesliga, e zhvilluar ndërmjet Bayern Munichut dhe Schalkes, ka përfunduar me rezultat të barabartë.
Bayerni dhe Schalke kanë ndarë pikët në takimin e zhvilluar të shtunën në Allianz Arena duke barazuar 1-1. Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Daniel Van Buyten, mirëpo pa përfunduar pjesa e parë (43’), Joel Matip barazoi rezultatin. Në pjesën e dytë nuk u shënuan gola. Ndërkohë, kampioni në fuqi, Wolfsburgu ka shënuar fitore si mysafir i Hoffenheimit me golat e Misimovic(52’) dhe Grafite (57’), ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Ibisevic (23’).
Category: Futboll
0 Komente