Bayerni dhe Leverkuseni ndajnë pikët
Ndeshja kryesore e javës së 13-të në Bundesliga është zhvilluar të dielën në Allianz Arena, ndërmjet Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit, takim i cili përfundoi me rezultat të barabartë prej 1-1.
Bavarezët kaluan të parët në epërsi me anë të Mario Gomez në minutat e para të ndeshjes (8’), mirëpo mysafirët shumë shpejtë e barazuan rezultatin (14’) me golin e Stefan Kießling. Pas kësaj pike të fituar, Leverkuseni rikthen pozitën e parë me një pikë më shumë se Werder Bremeni, ndërsa Bayerni mban pozitën e shtatë me pikë të barabarta me Wolfsburgun.
Category: Futboll
0 Komente