Beckham dhe Galaxy mposhten në penalti

dardanmiftari | Monday, November 23, 2009 | 0 Komente

David Beckham dhe ekipi i tij LA Galaxy kanë humbur në penalti ndaj Real Salt Lake, që fitoi kampionatin e parë në Major League Soccer të Amerikës.

Galaxy kaloi në epërsi katër minuta para fundit të pjesës së parë përmes Mike Magee, por Salt Lake barazoi në minutën e 64-të kur Robbie Findley shënoi nga afërsia.

Pas kohës shtesë pa gola, ndeshja shkoi në penalti. Beckham shënoi penaltinë e tij, por kapiteni i Galaxy, Landon Donovan, ishte në mesin e atyre që humbën, derisa Salt Lake fitoi 5-4 për ta fituar titullin e ligës amerikane, vetëm katër vite pasi u kyçën aty.

Beckham, i cili mori tre injeksione në gjurin e djathtë para ndeshje, ka thënë se Salt Lake e kishin merituar këtë sukses.

“Ata merituan të jenë këtu dhe merituan të fitojnë sonte në fund”, ka thënë mesfushori anglez, i cili që nga muaji janar do të rikthehet në kampionatin italian, sërish te Milani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...