Cesar nënshkruan kontratë të re me Interin
Portieri i Interit, Julio Cesar ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me kampionin e Serie A.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian me anë të një deklarate në faqen zyrtare. Me anë të marrëveshjes së re Cesar lidhet me Interin deri më 30 qershor të vitit 2014.“Tash dua ta festoj këtë me edhe më shumë fitore. Jam i lumtur, e falënderoj presidentin Massimo Moratti dhe gjithë klubin. Tashmë kam fituar shumë me Interit, por fuqia jonë është mënyra me të cilën ne punojmë për të arritur objektivat e reja”, ka thënë Cesar.
Category: Futboll
0 Komente