Chelsea të ofrojë €58m për Paton?

dardanmiftari | Saturday, November 28, 2009 | 0 Komente

Milani mund të gjendet para një momenti ‘të vështirë’, pasi që Chelsea planifikon të bëjë një ofertë me vlerë prej 58 milionë euro për shërbimet e sulmuesit Alexandre Pato.
Il Riformista njofton se trajneri i Bluve, Carlo Ancelotti, do të tentojë transferimin e brazilianit që në afatin kalimtar të janarit, ndërsa gjasat më të mëdha për transferimin e tij janë gjatë verës së ardhshme. Nga ana tjetër, Milani ka nevojë për para për të transferuar sulmuesin e Wolfsburgut, Edin Dzeko, i cili kushton afër 30 milionë euro, dhe kjo është mundësia më e mirë që Rossonerët të përfitojnë dhe njëherit të përforcojnë sulmin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...