Fitore minimale e Juventusit
Juventusi ka shënuar fitore me rezultat 1-0 kundër Udineses në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Fabio Grosso (51’), i cili mposhti portierin Andanovic pas një krosimi të Martin Caceres. Me këtë fitore, Zonja e Vjetër ruan pozitë e dytë, me pesë pikë më pak se Interi dhe dy më shumë se Milani. Lajm i mirë për tifozët bardhezi ishte rikthimi në fushë i ikonës Alessandro Del Piero, i cili edhe pse nuk shfaqi formën e tij më të mirë, pritet të jetë i gatshëm në javët në vijim.
Category: Futboll
0 Komente