Ibrahimovic i bindur në fitore ndaj Realit

dardanmiftari | Saturday, November 28, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic ka deklaruar se është i bindur se Blaugranët do ta mposhtin Real Madridin kur dy gjigantët e futbollit spanjoll takohen në El Clasicon e 159-të në Camp Nou të dielën.
“Ne po luajmë shumë mirë, po luajmë futbollin të cilin ne e luajmë dhe me tifozët prapa nesh besoj se jemi më të fortë, një ekip shumë i fortë. Jam shumë optimist për sfidën dhe jam i sigurtë se do të fitoj.” tha Ibra, i cituar nga AS.
“Do të jetë ndeshje me shumë gola. Do të ketë shumë gola sepse ne nuk duam të shënojmë vetëm një ose dy herë, duam të shënojmë shumë më shumë.”
“Mendoj se lojtarët më të mirë luajnë për Barcelonën, dhe nëse je këtu duhet të vazhdosh të punosh sepse shumë dëshirojnë të luajnë për Barcelonën por nuk mund ta bëjnë,” përfundoi Ibracadabra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...