Inter e Roma ndahen baraz

dardanmiftari | Monday, November 09, 2009 | 0 Komente

Simone Perrotta dhe Diego Milito Roma ka arritur të nxjerrë një pikë të rëndësishme si mysafir i kampionit në fuqi, Inter, duke barazuar në Giuseppe Meazza.
Kryendeshja e javës së dymbëdhjetë në Serie A, e zhvilluar ndërmjet Interit dhe Romës, ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1. Të parët në epërsi kaluan Giallorrossët me anë të Mirko Vucinic (13’), i cili shënoi me kokë në portën e Julio Cesar, ndërsa me epërsi minimale të Romës përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Jose Mourinho bëri ndryshime në skuadër duke inkuadruar Mario Balotellin dhe Wesley Sneijderin, që rezultoi si intervenim pozitiv. Me të filluar pjesa e dytë (48’), Nerazzurët barazuan rezultatin me anë të sulmuesit kamerunas Samuel Eto’o. Mirëpo deri në fund të ndeshjes, as njëra e as skuadra tjetër nuk arriti të shënojë në portën kundërshtare dhe me rezultat të barabartë përfundoi takimi. Pas javës së dymbëdhjetë, Interi vazhdon të kryesojë në Serie A me diferencë prej pesë pikësh nga Juventusi, ndërsa Roma mban vendin e katërmbëdhjetë me 15 pikë, aq sa kanë Chievo dhe Udinese dy pozita më lartë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...