Interi në krye të Grupit F

dardanmiftari | Thursday, November 05, 2009 | 0 Komente

Wesley Sneijder duke shënuar golin e fitores. Interi ka shënuar fitore sensacionale përballë Dynamo Kyivit duke përmbysur rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, për të marrë primatin në Grupin F.
Nerazzurët u gjetën në disavantazh në minutën e 21-të kur sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko kaloi në epërsi skuadrën vendase. Mirëpo, zikaltrit u kthyen në fund të ndeshjes me dy gola të shpejtë nga Diego Milito (86’) dhe Wesley Sneijder (89’) për ta fituar ndeshjen dhe për të siguruar tri pikë të plota. Ndeshja tjetër e Grupit F e zhvilluar më herët, ndërmjet Rubin Kazanit dhe Barcelonës, ka përfunduar pa gola, me ç’rast Blaugranët edhe një herë u treguan të pafuqishëm përballë ekipit rus. Pas kësaj xhiroje gjendja në këtë grup është komplikuar edhe më shumë. Interi mban kreun me gjashtë pikë, Barcelona dhe Rubin Kazani kanë nga pesë pikë në vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa Dynamo Kyivi gjendet e fundit me katër pikë. Kështu që të gjitha skuadrat janë në garë për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...