Mancini dëshiron pozitën e Benitez
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, raportohet se është i interesuar të marrë detyrën e Rafa Benitez nëse ky i fundit largohet nga Liverpooli.
Mediat angleze shkruajnë se italiani është lidhur me një mori klubesh që kur u largua nga Interi në maj të vitit 2008, por ai ka refuzuar ta prishë kontratën me klubin italian, e cila vazhdon t’i sjellë 5.5 milionë funte në vit.44-vjeçari është lidhur me postin e menaxherit të Liverpoolit, si dhe të Real Madrid, ku edhe kiliani Manuel Pellegrini është nën presion, pavarësisht se ka udhëhequr klubin me vetëm një pikë larg kreut të tabelës së La Liga.Mbetet të shihet se cili mund të shkarkohet dhe nëse Mancini mund të jetë pasues në stolin e menaxherit të ndonjërit prej këtyre gjigantëve evropian.
Category: Futboll
0 Komente