NBA: Millwaukee Bucks më i mirë se Detroit Pistons
Brandon Jennings ka ndihmuar ekipin e tij Milwaukee Bucks të shënojë fitore 96-85 ndaj Detroit Pistons, duke shënuar 24 pikë, përfshirë nëntë radhazi në çerekun e tretë.
Hakim Warrick erdhi nga stoli për të ndihmuar Bucks me 21 pikë, derisa Michael Redd shënoi nëntë pikë para se të largohet në pjesën e dytë për shkak të dhimbjeve në gju.Nga takimet e një dite më parë, LeBron James shënoi 24 pikë, bëri nëntë kërcime dhe gjashtë asistime për të ndihmuar Cleveland Cavaliers të shënojnë fitoren e parë të sezonit, duke mposhtur Minnesota Timberwolves me rezultat 104-87.Boston Celtics kanë mbetur të pathyeshëm duke mposhtur Chicago Bulls me rezulat 118-90.
Category: Basketboll
0 Komente