NBA: Spurs ndalojnë Milwaukee Bucks
Tim Duncan ka shënuar 24 pikë dhe 12 kërcime derisa San Antonio Spurs mposhti Milwaukee Bucks me rezultat 112-98.
Rezerva Matt Bonner shënoi 23 pikë, përfshirë gjashtë trepikësha, derisa Spurs bëri dy fitore radhazi për të barazuar numrin e fitoreve dhe humbjeve këtë sezon, 6-6. George Hill kontribuoi me 14 pikë.Ersan Ilyasova me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për Milwaukee, që me këtë humbje i dha fund tre fitoreve radhazi. Bucks tash kanë katër humbje, krahas tetë fitoreve këtë sezon. Brandon Jennings ndihmoi ekipin me 12 pikë.
Category: Basketboll
0 Komente