Raikkonen tërhiqet nga Formula 1

dardanmiftari | Thursday, November 19, 2009 | 0 Komente

Ish-kampioni i botës në Formula 1, Kimi Raikkonen, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e garës më prestigjioze automobilistike, pasi që nuk ka mundur të gjejë një skuderi të përshtatshme.
Agjenti i finlandezit, David Robertson, ka thënë për BBC Sport se klienti i tij ishte munduar të arrinte një marrëveshje me McLarenin, mirëpo drejtuesit e kësaj skuderie nuk ishin pajtuar ta paguanin aq sa kishte kërkuar 30-vjeçari. Robertson ka thënë se aktualisht klienti i tij është duke kërkuar të jetë pjesë e Kampionatit Botëror në ‘rally’, edhe pse ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Agjenti i Raikkonen, ka thënë se piloti megjithatë do të kthehet në Formula 1 në vitin 2011, për të tentuar ta fitojë Kampionatin Botëror.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...