Roma shënon fitore
Roma ka arritur të zbutë paksa krizën duke shënuar fitore në Olimpico përballë Bolognas.
Giallorossët kanë fituar me rezultat prej 2-1 në ndeshjen e të dielës, për të ndërprerë serinë e dobët në Serie A, me ç’rast kishte pësuar tri humbje radhazi. Mysafirët kaluan të parët në avantazh në minutën e 32-të me anë të Adailton, mirëpo pas vetëm tre minutash, vendasit barazuan me anë të Mirko Vucinic. Fitoren Romës ia solli Simone Perrota me golin e shënuar në minutat e para të pjesës së dytë (52’).
Category: Futboll
0 Komente