Ronaldo nga minuta e parë kundër Barcës
Pas mungesës në dhjetë ndeshje të Real Madridit, pritet që Cristiano Ronaldo të filloje nga minuta e parë në ndeshjen kundër Barcelonës në Camp Nou.
Më 29 nëntor dy gjigantët spanjollë do të takohen në kështjellën e Barcës për të zhvilluar derbin ‘el Clasico’, ndërsa Marca njofton se superylli portugez do të jetë në fushë nga fillimi i ndeshjes. Mjekët e Ronaldos thonë se trajtimi i nyjës po përparon me sukses, ashtu që anësori portugez pritet të luajë që në ndeshjen kundër Cyrihut në Ligën e Kampionëve.
Category: Futboll
0 Komente