Totti rikthehet me hat-trick
Kapiteni Francesco Totti ka shënuar tre gola për të ndihmuar ekipin e tij, Roma, të shënojë fitore me rezultat 3-1 në Olimpiko, në takimin e javës së 13-të të kampionatit italian ndaj Barit.
Totti kishte munguar për afro një muaj për shkak të lëndimit dhe në rikthimin e tij dëshmoi se vërtet Roma është e mangët pa të.Italiani shënoi së pari nga penaltia në minutën e 6-të të ndeshjes, pasi portieri mysafir faulli sulmuesin Mirko Vucinic. Pas tetë minutash tjera, Totti dyfishoi epërsinë për vendasit duke shënuar nga gjuajtja e lirë, për ta vulosur fitoren pas më pak se gjysmë ore lojë, me golin e tij të tretë (28’), një gol fantastik nga kapiteni i gialorosëve.I vetmi gol i mysafirëve, në fakt ishte autogol nga vendasit, pasi Marco Andreolli dërgoi topin në rrjetën e gabuar kur kishin mbetur edhe 17 minuta deri në fund të kohës së rregullt të ndeshjes.Me tre pikët e reja Roma ngjitet në pozitën e dhjetë, me 18 pikë, aq sa ka edhe kundërshtari i sotëm, që mban pozitën e 9-të.
Category: Futboll
0 Komente