Ancelotti mohon se ka probleme me Mourinhon
Strategu i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i vendosur të shmangë edhe një luftë fjalësh me trajnerin e Interit, Jose Mourinho, në pritje të takimit mes dy ekipeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se Chelsea dhe Interi janë dy prej klubeve më të rëndësishme në Evropë dhe do të jetë vetëm një takim futbolli, asgjë më i veçantë. Ai është një trajner fantastik. Fitoi titull në Portugali, në Angli dhe në Itali”.“Kjo do të thotë se bëhet fjalë për një trajner fantastik. Dua të flas për të si trajner, dhe asgjë më shumë”, ka thënë ish-trajneri i Milanit.
Category: Futboll
0 Komente