Del Bosque: Pedro mund të luajë në KB

dardanmiftari | Tuesday, December 22, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Spanjës, Vicente del Bosque, ka deklaruar se sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez, ka shanse të jetë në grupin e lojtarëve që do të udhëtojnë në Afrikën e Jugut për të zhvilluar Kampionatin Botëror 2010.
“Pedro është një lojtar i mundshëm për Kampionatin Botëror, me ose pa golin që shënoi në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Estudiantes”. “Ne kemi shumë lojtarë të talentuar që luajnë në pozitën e tij, mirëpo janë vetëm gjashtë të cilët i konsiderojmë se do të jenë në listën përfundimtare”, ka thënë Del Bosque në një intervistë për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...