Denilson: Liverpooli nuk mund të fitojë pa Gerrard

dardanmiftari | Saturday, December 12, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Arsenalit, Denilson, beson se nëse ekipi i tij arrin ta mbulojë Steven Gerrard, ata mund ta mposhtin Liverpoolin nesër në Anfield.
Arsenali për momentin gjendet në pozitën e tretë të tabelës me tetë pikë prapa Chelseat, por mund të shtojë epërsinë në shtatë ndaj Liverpoolit, nëse e mposht këtë ekip.“Lëndimet na kanë dëmtuar së fundi, por ekipi është tërësisht i përqendruar pasi tash është e pamundshme të dështojmë në Ligën Premier nëse dëshirojmë të kemi ndonjë shans për ta fituar”.“Nëse Fernando Torres luan nga minuta e parë, nuk do të jetë aq mirë për ne. Por beteja më e madhe do të zhvillohet në mesfushë. Duhet të ndalojmë Gerrard dhe po ashtu të tjerët si Lucas dhe Javier Mascherano, për të shpresuar në fitore”, ka thënë Denilson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...